top of page

Si u zhvillua operacioni që çoi në arrestimin e pesë personave

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 16 hours ago
  • 1 min read

Karabinierët italianë kanë çmontuar sot një organizatë shqipfolëse të trafikut të drogës, e cila vepronte kryesisht në zonën e Teramos, në Siçili. Gjatë operacionit u arrestuan pesë persona, ndërsa një i gjashtë u shpall në kërkim.


Aksioni u zhvillua njëkohësisht në Alba Adriatica, Martinsicuro dhe Tortoreto, në zbatim të një urdhri paraburgimi të lëshuar nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Teramos, me kërkesë të Prokurorisë.


Bastisjet u kryen nga njësi të Kompanisë së Karabinierëve Alba Adriatica, të mbështetura nga Njësia e Qenve të Chietit, Njësia e 5-të e Helikopterëve nga Pescara dhe një Ekip Ndërhyrjeje Operacionale nga Regjimenti i 12-të i Karabinierëve të Siçilisë.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page