Situata e zjarrit mbi Fshatin Dishnicë në Malin e Moravës vijon të jetë e vështirë...
- Korca Boom
- Jul 21, 2025
- 1 min read
Situata e zjarrit mbi Fshatin Dishnicë në Malin e Moravës vijon të jetë e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe erës, por puna për shuarjen e flakëve nuk ka ndalur asnjë moment. Forcat e Bashkisë Korçë janë në terren prej dy ditësh dhe vijojnë angazhimin me përkushtim maksimal.
Sot, Drejtuesi i Operacioneve të Emergjencave Civile zhvilloi një takim me drejtuesit e forcave në terren, ku u analizuan veprimet e kryera deri tani dhe u përcaktuan masat për vijimin e operacionit.
Nesër, në orën 04:30 të mëngjesit, ndërhyrja do të vijojë me forca të shtuara. Rreth 50 punonjës do të jenë të angazhuar në terren, të ndarë në grupe pune me persona përgjegjës për secilin grup, për të siguruar koordinim dhe veprim sa më efikas.
Bashkia Korçë mbetet e angazhuar maksimalisht për izolimin e plotë të vatrës së zjarrit dhe falënderon të gjitha strukturat për përkushtimin dhe profesionalizmin në këtë situatë të vështirë.
“KORÇA BOOM”



















