top of page

Skandal në shkollë! Një video e papërshtatshme çon në suspendimin e gjithë klasës

  • Jun 3
  • 1 min read

Një incident i pazakontë i regjistruar në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë ka përfunduar me masa disiplinore ndaj një klase të tërë, duke shkaktuar reagime dhe pakënaqësi tek prindërit.


Sipas informacioneve të bëra publike, ngjarja ka ndodhur më 2 qershor, rreth orës 10:00, në një klasë të tetë që zhvillon mësimin në objektin e shkollës “Xhevdet Doda”. Një nxënës dyshohet se ka shfaqur në monitorin e klasës, përmes telefonit të tij celular, një video me përmbajtje të papërshtatshme në prani të bashkëmoshatarëve.


Pas incidentit, kujdestarja e klasës ka thirrur një mbledhje urgjente me prindërit, ku ata janë informuar për ngjarjen dhe për nxënësin që dyshohet se ka kryer veprimin.


Sipas pretendimeve të prindërve, drejtoresha e shkollës, Jehona Oruqi, së bashku me komisionin disiplinor, kanë vendosur suspendimin e të gjithë nxënësve të klasës, një vendim që ka nxitur debat dhe kundërshtime lidhur me mënyrën e trajtimit të rastit.


Ndërkohë, pritet që institucioni arsimor të japë sqarime të mëtejshme mbi rrethanat e ngjarjes dhe arsyet e marrjes së kësaj mase disiplinore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page