Skema Kombëtare 2026/ AZHBR hap “thesin”, ja sa lekë përfitojnë fermerët për delet dhe dhitë
- May 27
- 1 min read
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka bërë publike detajet e Skemës Kombëtare 2026 për mbështetjen e sektorit të blegtorisë, me fokus tufën bazë të matrikulluar të të imtave, konkretisht deleve dhe dhive.
Sipas njoftimit zyrtar, këtë vit mbështetja financiare do të nisë për fermat që disponojnë të paktën 50 krerë të matrikulluar.
Vlera e financimit është përcaktuar si më poshtë:
1,500 lekë për çdo krerë për fermat me 50 deri në 300 krerë
50% financim mbi tavanin për fermat që kanë mbi 300 krerë
100% mbështetje për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor
AZHBR njofton se fermerët mund të konsultojnë udhëzimin e plotë të publikuar në faqen zyrtare për të mësuar kriteret dhe procedurat e aplikimit.
Ndërkohë, aplikuesit mund të marrin asistencë pranë Agropikave dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor. Për informacione shtesë është vënë në dispozicion edhe numri i kontaktit 0800 83 83.
“KORÇA BOOM”
















