top of page

SKËNDERBEU/ 4 ndeshje të zyrtarizuara në janar. Shikoni kalendarin, datat dhe oraret e muajit të parë të 2026-ës!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 days ago
  • 2 min read

Janë zbardhur tashmë ndeshjet e para zyrtare të vitit të ri 2026-të, ndërkohë që në muajin janar, janë zyrtarizuar një ndeshje e Kupës së Shqipërisë dhe 3 ndeshjet e para të kampionatit, nga java e 18 deri në javën e 20.


Skënderbeu e nis në Tiranë vitin 2026-të, ku e pret Tirana në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë të vlefshëm për turin e dytë, takim që do të luhet në datën 10 janar dhe do të startojë në orën 13:00.


Më pas bardhekuqtë do të kthehet në shtëpi, pasi të shtunën e 17 janarit do të presin Luftëtarin në shtëpi në ndeshjen e javës së 18, takim që fillon në orën 16:30.


Në javën e 19 të kategorisë së parë, Skënderbeu do të luajë në transfertë ndaj Besës dhe ky takim do të luhet më 24 janar dhe do të startojë në orën 13:30.


Më pas në ditën e fundit të muajit janar dhe përkatësisht më 31 janar Skënderbeu kthehet të luajë përsëri në shtëpi në ndeshjen e javës së 20-të dhe atë ditë është e vetmja ndeshje që do të luhet në orën 16:30 ajo mes Skënderbeut dhe Kastriotit.


Më poshtë sjellim kalendarin e plotë të muajit janar 2026:

 

KUPA E SHQIPERISË

Turi i Dytë

10 janar 2025 (E Shtunë)

Ora 13:00 Tirana-Skënderbeu

 

JAVA 18

17 janar 2025 (E Shtunë)

Ora 13:30 Laçi-Kukësi

Ora 13:30 Pogradeci-Besa

Ora 13:30 Iliria Kastrioti

Ora 13:30 Lushnja-Korabi

Ora 13:30 Burreli-Apolonia

Ora 16:00 Skënderbeu-Luftëtari

 

JAVA 19

24 janar 2025 (E Shtunë)

Ora 13:30 Korabi-Iliria

Ora 13:30 Kastrioti-Pogradeci

Ora 13:30 Besa-Skënderbeu

Ora 13:30 Luftëtari-Kukësi

Ora 13:30 Burreli-Laçi

25 janar 2025 (E Diel)

Ora 13:30 Apolonia-Lushnja

 

JAVA 20

31 Janar 2025 (e Shtunë)

Ora 13:30 Laçi-Luftëtari

Ora 13:30 Kukësi-Besa

Ora 13:30 Pogradeci-Korabi

Ora 13:30 Iliria-Apolonia

Ora 16:30 Skënderbeu-Kastrioti

1 Shkurt 2025 (E Diel)

Ora 13:30 Lushnja-Burreli

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page