top of page

Skënderbeu sot dy seancat e fundit nesër pushim…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 15, 2023
  • 1 min read

Bardhekuqtë mbyllin sot javën e tretë të fazës përgatitore, me dy seanca. Stërvitja e paradites është në këto momente, në orën 09:30 dhe sipas stafit teknik do të zhvillohet e gjitha në palestër. Forcë dhe ushtrime do të jetë krejt kjo seancë, ndërkohë që për të vijuar më pas në orët e pasdites.

Në orën 18:30 Skënderbeu do të zbresë sot në stadiumin “Skënderbeu” për të mbyllur javën e tretë të përgatitjeve, javë e cila ka qenë e gjitha me ngarkesa të lartë dhe që është përballuar më së miri nga të gjithë futbollistët.

Sipas programit, e diela do të jetë një ditë krejtësisht pushimi, për të rinisur sërish ditën e dielë me ndeshjen miqësore ndaj Voska Sport, takim që do të luhet në orën 19:00 dhe më pas nga e marta në vazhdim sërish do të vijohet me dy stërvitje.


ree

bottom of page