top of page

SPAK kërkon ta arrestojë, Balluku vijon karshillëkun, shkon në mbledhjen e Asamblesë së PS

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Partia Socialiste ka mbledhur mëngjesin e kësaj të shtune Asamblenë e Përgjithshme, në Durrës.


Në pamjet e publikuara në media, shihet se në Asamble ka marrë pjesë dhe ish numri i dy i qeverisë Rama, Belinda Balluku, e cila është parë të futet në godinë së bashku me Blendi Klosin.


Sakaq, kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, kërkesë që me forcën e kartonit socialistët e rrëzuan.


Balluku prej vitit të kaluar i bën karshillëk drejtësisë, duke u shfaqur krah Ramës, edhe pse SPAK e akuzon për shkelje të barazisë në tendera dhe ka argumentuar se lënia e saj e lirë rrezikon prishjen e provave./ Boldnews

“KORÇA BOOM”


bottom of page