Temperatura deri në 21 gradë, si parashikohet moti për ditën e hënë
- 10 hours ago
- 1 min read
Sipas parashikimit vendi ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me kthjellime në të gjithë territorin dhe valëzim detar të ulët.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon që ditën e hënë vendi të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti paraqitet i kthjellët në të gjithë territorin. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites priten vranësira të pakta deri mesatare, me karakter kalimtar dhe pa ndikim në qëndrueshmërinë e përgjithshme të motit.
Era fryn e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 6 metra në sekondë.
Në zonat bregdetare, deti paraqitet me valëzim të forcës 1 ballë.
Vlera më e lartë e temperaturave do të jetë 21 gradë në Berat, Fierd he Vlorë, ndërsa në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Sarandë termometri do të shënojë vlera maksimale deri në 20 gradë.
Temperaturat në qytetet kryesore të vendit do të jenë si më poshtë:
“KORÇA BOOM”


















