Temperatura deri në 34 gradë, si parashikohet moti për ditën e hënë
- Jun 1
- 1 min read
Ditë kryesisht e kthjellët, me vranësira kalimtare në orët e para
Shqipëria do të ndikohet të hënën, më 1 qershor, nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin e vendit.
Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të jenë të pakta deri mesatare dhe kalimtare, kryesisht gjatë pjesës së parë të ditës, ndërsa më pas pritet dominimi i kthjellimeve.
Temperaturat do të mbeten të larta, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë deri në 34 gradë Celsius në disa qarqe të vendit. Elbasani, Berati dhe Gjirokastra parashikohen të regjistrojnë temperaturat më të larta, deri në 34 gradë Celsius, ndërsa në Tiranë termometri pritet të shënojë deri në 33 gradë Celsius.
Në zonat veriore, temperaturat maksimale do të luhaten nga 28 deri në 32 gradë Celsius, me mot të kthjellët gjatë pjesës më të madhe të ditës. Ndërkohë, në qytetet bregdetare si Durrësi, Vlora dhe Saranda pritet mot i favorshëm, me temperatura që do të arrijnë deri në 32 gradë Celsius.
“KORÇA BOOM”


















