top of page

Temperaturat ngjiten deri në 27 gradë/ Parashikimi i motit për sot, 18 prill 2026

  • 2 days ago
  • 1 min read

Ditën e sotme, (18 prill) vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme, ku temperaturat maksimale do të rriten deri në 27 gradë.


Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash të pakta kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.


Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e luginora era pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.


Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page