top of page

Tension dhe emocione në fushë, Kastrioti përmbys Besën 2-1

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 8 hours ago
  • 1 min read

Kastrioti ka fituar me përmbysje në shtëpi ndaj Besës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë. Sfida, e zhvilluar në stadiumin “Redi Maloku”, u mbyll me rezultatin 2-1.


Golin e vetëm për kavajasit e shënoi Chinëendu në minutën e 55-të, ndërsa për vendasit ishte Kasmollari ai që shënoi dy gola dhe përmbysi rezultatin. Pas golit të Besës, sfida u karakterizua edhe nga tensione mes lojtarëve të të dy ekipeve.


Me këtë fitore, Kastrioti arrin në kuotën e 16 pikëve dhe pozicionohet në vendin e 6-të. Ndërkohë, Besa, me 5 pikë më pak, mbetet në vendin e 10-të dhe në zonën e rrezikut.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page