top of page

MBYLLET java e 12-të/ Ja renditja përfundimtare me Skënderbeun që komandon bindshëm kategorinë e parë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Java e 12-të e Kategorisë së Parë u mbyll sot me ndeshjen e fundit, Kastrioti-Besa. Në stadiumin “Redi Maloku”, Kastrioti triumfoi me përmbysje 2-1.


Në ndeshjet e tjera të luajtura një ditë më parë, Skënderbeu mori një fitore të rëndësishme ndaj Burrelit në transfertë me rezultatin 1-2. Me të njëjtin rezultat 1-2 fitoi edhe Pogradeci në stadiumin “Roza Haxhiu” ndaj Lushnjes.


Apolonia mundi Kukësin 2-0, ndërsa dy ndeshje u mbyllën në barazim 1-1, Laçi-Iliria dhe Korabi-AF Luftëtari.


Skënderbeu kryeson kampionatin me 31 pikë, nëntë pikë më shumë se Laçi që ndodhet në vendin e dytë.


Më poshtë sjellim edhe renditjen përfundimtare pas javës së 12-të: 

 

Java 12


(23.11.2025)

DJE

Laçi-Iliria 1-1

Lushnja-Pogradeci 1-2

Burreli-Skënderbeu 1-2

Apolonia-Kukësi 2-0

Korabi-Luftëtari 1-1


(24.11.2025)

SOT

Kastrioti-Besa 2-1

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page