Vendimi i papritur i drejtuesve, Pogradeci ndalon çdo komunikim mediatik
- Korca Boom
- 5 hours ago
- 1 min read
Skuadra e Pogradecit po kalon një moment mjaft të mirë në pjesën e dytë të garës, duke u pozicionuar aktualisht në vendin e tretë dhe duke lënë mundësi për surpriza në vendin e dytë në javët në vazhdim.
Por ajo që tërheq vëmendjen lidhet me një vendim të fundit të drejtuesve të ekipit, të cilët kanë ndaluar çdo lloj komunikimi të klubit me mediat. Ky vendim duket jashtë çdo llogjike sportive, pasi tifozët dhe sportdashësit që vijnë në stadium dëshirojnë të informohen dhe të mësojnë më shumë rreth ekipit.
Nga sa është bërë e ditur, zyrtarisht deri në fund të këtij viti nuk do të ketë asnjë komunikim mediatik nga klubi. Kjo situatë prek edhe lirinë dhe të drejtën për informim të mediave, ku zakonisht dy herë në javë klubi caktonte se kush do të dalë në konferencë shtypi.
Urojmë që drejtuesit të rishikojnë këtë vendim dhe të gjejnë një zgjidhje tjetër që të mos pengojë informimin e tifozëve dhe mediave.
"KORCA BOOM"
















