Tentativë rr*mbimi: 32-vjeçari përndiqte gruan 39-vjeçare për 1 vit e gjysmë
- Apr 8
- 1 min read
Një grua 39-vjeçare nga Elbasani ka përjetuar për një vit e gjysmë përndjekjen e vazhdueshme nga një 32-vjeçar, por situata arriti kulmin dje, kur i riu tentoi ta rrëmbejë me forcë, duke e futur dhunshëm në makinën e tij.
Sipas policisë, gjatë përpjekjes për rrëmbim, autori goditi edhe personin që e shoqëronte 39-vjeçaren, duke e sulmuar me grushte. Megjithatë, ai nuk arriti të përfundojë sulmin dhe iku i vetëm me automjetin, duke u zhdukur në drejtim të panjohur.
Policia e Elbasanit njoftoi se pas ndjekjes, 32-vjeçari u kap në hyrje të qytetit, ndërsa drejtonte makinën në gjendje të dehur. Automjeti dhe celulari i tij u sekuestruan.
Sipas deklaratës zyrtare:"Ne morëm sinjale për një konflikt në ambientet e jashtme të një karburanti në Librazhd. Shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar të përfshirët. Nga veprimet hetimore të operacionit 'Insistimi', rezultoi se shtetasi D.K., 32 vjeç, kishte tentuar të merrte me forcë, në automjet, një shtetase 39-vjeçe, të cilën dyshohet se e kishte përndjekur për 1 vit e gjysmë. Më pas kishte goditur me grushte shtetasin që shoqëronte 39-vjeçaren dhe ishte larguar," tha policia.
32-vjeçari është vënë në pranga dhe po përballet me akuzat për tentativë rrëmbimi, dhunë dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe shërben si një apel për vigjilencë ndaj rasteve të përndjekjes dhe dhunës.
“KORÇA BOOM”
















