Tentoi të vetëv*ritej pranë urës së Vashës, shpëtohet në sekondat e fundit
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në Rrugën e Arbrit, pranë urës së Vashës, ku një i ri tentoi të vetëvritej.
Fatmirësisht, ngjarja u shmang falë ndërhyrjes së menjëhershme të disa qytetarëve që po udhëtonin në atë segment rrugor. I riu u shpëtua vetëm pak sekonda para se të hidhej.
Sipas dëshmisë së njërit prej të pranishmëve, gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe ndërhyrja e qytetarëve ishte vendimtare, duke i dhënë mundësinë të riut të mbijetojë. Raportohet se ai ka qenë i vetëm në momentin e ngjarjes.
Ngjarja mbetet nën hetim të mëtejshëm dhe autoritetet po shqyrtojnë rrethanat që çuan në këtë tentativë tragjike.
"KORCA BOOM"



















