top of page

Tetë të arrestuar në operacionin antidrogë/ Polici, biznesmenë dhe një shqiptar i dyshuar për v*rasje me a*rmë zjarri

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 7
  • 1 min read

Një operacion antidrogë është finalizuar nga autoritetet italiane në qytetin e Brescias. Si rezultat i këtij aksioni, janë arrestuar tetë persona të dyshuar për përfshirje në trafik droge, falsifikim dhe sulme të armatosura.


Mes të ndaluarve ndodhet edhe një efektiv policie si dhe një shtetas shqiptar. Ky i fundit përballet me akuza edhe më të rënda, pasi dyshohet për vrasjen e një biznesmeni.

Nga të arrestuarit, katër persona janë lënë në burg, ndërsa katër të tjerë ndodhen në arrest shtëpiak.


Operacioni u zhvillua pas disa muajsh hetimesh, të cilat nisën pas një ngjarjeje të rëndë më 1 mars 2024, kur një biznesmen në Montichiari u sulmua nga persona të maskuar në momentin që po mbyllte dyqanin e tij.


Dyshohet se shqiptari i arrestuar ka qëlluar tetë herë me një armë zjarri të llojit 9 mm, ndërsa gjashtë plumba goditën viktimën në këmbë, krahë dhe bark. Biznesmeni ndërroi jetë më 16 shtator 2024 si pasojë e plagëve të marra.


Ndërkohë, efektivi i policisë i përfshirë në këtë rast dyshohet se ka shërbyer si ndërmjetës mes një grupi kriminal dhe një biznesmeni nga Bergamo, gjithashtu i arrestuar. Grupi vepronte përmes një kompanie fiktive të drejtuar nga kriminelë në zonën e Brescias, të cilët ishin aktivë në sektorin e ndërtimit.


Po ashtu, biznesmeni nga Bergamo akuzohet se ka krijuar një grup të dytë kriminal së bashku me katër persona të tjerë, i cili ishte i specializuar në lëshimin e faturave fiktive për transaksione që nuk kishin ndodhur realisht, duke përvetësuar në mënyrë të paligjshme vlerën e TVSH-së si kompensim.

"Korça Boom"

ree

bottom of page