Thika, kanosja dhe arrest i thyer – përplasje mes të rinjve në Korçë!
- Korca Boom
- Jun 21, 2025
- 1 min read
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. I., 22 vjeç, dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit R. Sh., 23 vjeç, të dy banues në Korçë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi R. Sh., për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. I., 22 vjeç.
Ndërkohë, gjatë verifikimeve, u konstatua se R. I. kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë Korçë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















