top of page

“Thirre vendin tënd! Hapësira: kujtesë gjuhësore, historike e antropologjike”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 9
  • 1 min read

“Thirre vendin tënd! Hapësira: kujtesë gjuhësore, historike e antropologjike”- është projekti në kuadër të të cilit u zhvillua një tryezë pune dhe formimi në mjediset e bibliotekës së Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, Universiteti “Fan S Noli”.


Takimi u organizua nga departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë, me të ftuar pedagogë, mësues, studentë e nxënës.


Diskutimet nxitën interes ndërsa vunë në dukje rëndësinë e dokumentimit dhe promovimit të vlerave të Korçës dhe rrethinave.


Të pranishmit gjithashtu theksuan, bashkëpunimin me fokus temat e programeve të studimit Master dhe Bachelor mbi toponominë.


Sipas përgjegjësit të këtij departamenti, prof. as. dr. Eris Rusi kjo sinergji mes kërkimit shkencor universitar e atij parauniversitar, duke punuar së bashku në arkivat e AShSh dhe në terren synon të çojë më tej dijen e pasionin.


Me këtë takim, Laboratori i Antropologjisë Gjuhësore zgjeron edhe numrin e bashkëpunëtorëve të tij.




“KORÇA BOOM”

ree
ree
ree
ree

bottom of page