top of page

“Thjesht nuk mund ta besoj që ajo nuk është më” – nëna shqiptare rrëfen momentet e fundit të vajzës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 23
  • 1 min read

Nëna e viktimës, Karen Kulla, ka rrëfyer momentet e fundit të vajzës së saj, duke thënë se ajo kishte shprehur frikë për jetën e saj disa javë më parë.“Më tha rreth një muaj më parë:


‘Nëse qëndroj me të, ai do të më vrasë’. Thjesht nuk mund ta besoj që ajo nuk është më. Ishte kaq e bukur, shumë e ndjeshme dhe e zgjuar,” – rrëfeu e ëma mes lotësh.


Sipas dëshmisë së saj, ngjarja nisi pas një debati banal për një çantë me pelena.“Dëgjova që ai i tha: ‘Më duhet çanta e pelena’. Ajo iu përgjigj: ‘Do ta marr unë’. Ai iu kthye me ton të ashpër dhe më pas dëgjova tre të shtëna,” – tregoi nëna e viktimës.


Pas vrasjes, autori u përball me policinë, e cila e qëlloi për vdekje gjatë një përpjekjeje për arrestim. Hetimet zbuluan se Deschepper kishte precedentë penalë dhe ishte në kërkim për një seri sulmesh me armë zjarri në vitin 2023.


Familjarët e Savannah-s thanë se ajo ishte nënë e katër fëmijëve dhe ishte përpjekur të ndërpriste çdo kontakt me ish-partnerin, i cili e kishte ngacmuar vazhdimisht me telefonata dhe mesazhe.“Ai e telefononte qindra herë në ditë. Ndonjëherë ajo i përgjigjej vetëm për t’i thënë ‘më lër rehat’,” – tregoi nëna e saj.


Komuniteti shqiptar në Kanada ka shprehur ngushëllimet për humbjen tragjike të 29-vjeçares, ndërsa policia kanadeze po vijon hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.

"KORÇA BOOM"

ree

bottom of page