top of page

Tjetër vatër zjarri në vend! Merr flakë ish-reparti ushtarak në Pocestë të Korçës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 17, 2025
  • 1 min read

Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e së enjtes brenda ish-repartit ushtarak të Pocestës, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të ulët.


Ka qenë i menjëhershëm reagimi i shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit, të cilët janë izoluar vatrën dhe kanë fikur flakët duke evituar dëmet në ndërtesat pranë.


Kjo është hera e dytë brenda pak kohësh që në këtë repart ndodhin situata të tilla ndërsa policia po heton për shkaqet e zjarrit


“KORÇA BOOM”


bottom of page