top of page

TRAGJEDI/ 35-vjeçari humb jetën me motor

  • 16 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në autostradën Fier–Lushnjë, në vendin e quajtur Vajkan, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motor.


Sipas burimeve policore, i riu dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit gjatë lëvizjes, duke dalë nga rruga dhe duke përfunduar në një aksident fatal.


Si pasojë e përplasjes së fortë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje, pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës.


Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page