Tragjedi e rëndë: 12-vjeçari bie nga kati i tetë dhe humb jetën
- 9 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 12-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i tetë i një pallati.
Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi në Bolonjë, ku i mituri me iniciale L.P. ndodhej në tarracën e godinës së bashku me dy shokë të tij.
Nga informacionet paraprake, mësohet se ai ka hipur mbi një dritare plastike në çati, e cila është thyer papritur, duke bërë që të humbte ekuilibrin.
Fillimisht, 12-vjeçari ka mbetur i varur, ndërsa shokët janë përpjekur ta ndihmojnë duke e kapur, por pa arritur ta shpëtojnë. Si pasojë, ai ka rënë nga lartësia dhe ka ndërruar jetë në vend.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës 118, policia dhe zjarrfikësit, por për fat të keq çdo përpjekje për ta mbajtur në jetë ka rezultuar e kotë.
Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.
“KORÇA BOOM”
















