top of page

TRAGJEDI NË KORÇË/ 4-vjeçari ndërron jetë në spital pas aksidentit në Kamenicë

  • 5 days ago
  • 1 min read

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Korçë–Ersekë, në fshatin Kamenicë, automjeti tip "Nisan", me drejtues shtetasin Sh. V., 76 vjeç, ka përplasur dy këmbësorë (nënë e bir), shtetasen Sh. M., rreth 44 vjeçe, dhe djalin e saj të mitur, rreth 4 vjeç.


Si pasojë e aksidentit, në spital ka ndërruar jetë fëmija i mitur, ndërsa shtetasja Sh. M, po merr ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.


Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor shoqëruan në Komisariat drejtuesin e automjetit, shtetasin Sh. V., për kryerjen e veprimeve procedurale.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

“KORÇA BOOM”


bottom of page