top of page

Tragjedi në rrugë/ Përplasja mes dy automjeteve i merr jetën 42-vjeçarit

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Ura e Çerkezës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.


Si pasojë e përplasjes, një prej drejtuesve të mjeteve ka humbur jetën në vend. Viktima është identifikuar si shtetasi Q. T., rreth 42 vjeç.


Ndërkohë, drejtuesja e mjetit tjetër, shtetasja A. P., është shoqëruar në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.


Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page