TRAGJEDIA në Shëngjin, dallga rezulton fatale! Konfirmohen dy viktima
- Jun 3
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe rryma të forta detare.
Sipas informacioneve të konfirmuara, dy persona kanë humbur jetën pasi janë tërhequr nga rrymat detare. Dy të tjerët janë nxjerrë nga uji dhe po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre nuk bëhet ende e ditur.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e kërkim-shpëtimit dhe Policia e Shtetit, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.
Autoritetet vijojnë hetimet dhe pritet të dalin me një njoftim zyrtar mbi dinamikën e plotë të incidentit.
“KORÇA BOOM”
















