top of page

Tragjedia në “Rana e Hedhun”/ Zbardhen emrat e viktimave, ja kush janë dy të rinjtë

Jun 3
1 min read

Janë identifikuar dy të rinjtë nga Kosova që humbën jetën pasditen e së martës në bregdetin e Shëngjinit, pasi u përfshinë nga dallgët e forta në zonën e njohur si “Rana e Hedhun”.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë Leonid Alia nga Fushë Kosova dhe Jetmir Çopa nga Prishtina. Të rinjtë ndodheshin në det së bashku me shokët e tyre kur u përballën me rryma të forta dhe dallgë të fuqishme që i vunë në rrezik.


Ndërkohë, Dion Myftari, Arbër Beqaj dhe Drilon Rrustemi janë transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas Policisë, njoftimi për ngjarjen është marrë rreth orës 16:30. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë Kufitare, efektivët e Policisë së Lezhës dhe ekipet e emergjencës.


Falë ndërhyrjes së shpejtë të qytetarëve me Jet Ski dhe bashkëpunimit me forcat e rendit, u bë e mundur nxjerrja nga deti e pesë shtetasve nga Kosova, të cilët u dërguan me urgjencë në spital. Megjithatë, mjekët konfirmuan se dy prej tyre kishin humbur jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike që ka tronditur opinionin publik në Shqipëri dhe Kosovë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page