top of page

Transportonin mallra kontrabandë/ Arrestohet shoferi, procedohen dy doganierë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.


Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për kontrabandë mallrash, shërbimet e DVKM Shkodër kanë ndaluar në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan” automjetin me drejtues shtetasin F. L., i cili me automjetin e tij po transportonte mallra kontrabandë, në sasi 352 kuti ( 8448 kanace) pije freskuese.


Në vijim të veprimeve për këtë rast:


u arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 46 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”;


u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit I. K., 32 vjeç, dhe G. K., 53 vjeç, të dy me detyrë kontrollorë në doganën e Muriqanit.


Mallrat dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page