top of page

Trishtim në futbollin shqiptar, ndahet nga jeta në moshë të re ish-futbollisti dhe trajneri!

11 hours ago
1 min read

Një lajm i hidhur ka tronditur komunitetin sportiv dhe tifozët e Shkëndijës së Tetovës. Në moshën 45-vjeçare është ndarë nga jeta ish-futbollisti dhe trajneri Agron Memedi.


I lindur më 5 dhjetor 1980 në Tetovë, Memedi e nisi karrierën e tij si futbollist te Shkëndija, ku luajti në rolin e mbrojtësit të majtë. Më pas u transferua te Renova, skuadër me të cilën kaloi një pjesë të rëndësishme të karrierës dhe arriti të fitonte titullin kampion në sezonin 2009/10 dhe Kupën e Maqedonisë në sezonin 2010/11.


Gjatë karrierës së tij aktivizua edhe te Metalurg Shkup, ndërsa pati mundësinë të përfaqësonte edhe Maqedoninë e Veriut në një ndeshje miqësore. Karrierën si futbollist e mbylli në janar të vitit 2018.


Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, Memedi vijoi të ishte pjesë e këtij sporti si trajner. Ai drejtoi për një periudhë të shkurtër Renovën dhe më pas iu bashkua akademisë së Shkëndijës.


Që nga gushti i vitit 2026, ishte pjesë e stafit teknik të ekipit të parë të Shkëndijës, në rolin e ndihmëstrajnerit të Artim Pollozhanit.

Largimi i tij nga jeta është një humbje e dhimbshme për klubin, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën në fushën e futbollit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page