Tronditje në Korçë, 65-vjeçari gjendet i pajetë në përrua
- Jun 22
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në fshatin Qatrom, në qarkun e Korçë, ku një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete.
Sipas informacioneve paraprake, trupi i pajetë i të moshuarit është konstatuar në një përrua të thatë nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet përkatëse.
Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje, duke kryer këqyrjen e parë të trupit. Sipas të dhënave paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dyshimet e para të ekspertëve janë se 65-vjeçari mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
“KORÇA BOOM”
















