Tronditje në plazh: Humb jetën papritur një pushues
- 10 hours ago
- 1 min read
Një person ka humbur jetën pasditen e kësaj të shtune në plazhin e Velipojës.
Sipas informacioneve paraprake, ai ishte futur në det për t’u larë, por dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore dhe nuk ka mundur të dalë në breg.
Menjëherë i është dhënë ndihma e parë dhe kanë ndërhyrë ekipet mjekësore, por fatkeqësisht personi nuk ka arritur të mbijetojë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
“KORÇA BOOM”
















