Tronditje, nëna 35-vjeçare akuzohet për v*rasjen e dy fëmijëve
- Korca Boom
- Jan 16
- 1 min read
Një krim i rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një 35-vjeçare akuzohet se ka vrarë dy fëmijët e saj të mitur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtetin e New Jersey-t. Sipas autoriteteve, Priyatharsini Natarajan është arrestuar nën akuzën e mbytjes së dy djemve të saj, të moshës 5 dhe 7 vjeç, brenda banesës familjare.
Mediat amerikane raportojnë se babai i fëmijëve është kthyer nga puna dhe i ka gjetur dy të miturit pa ndjenja, duke njoftuar menjëherë autoritetet.
Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, fëmijët nuk kanë mundur të mbijetojnë.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.
"KORCA BOOM"



















