Tronditëse/ Ja kush është shqiptarja që humbi jetën në krimin e rëndë
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Ulcinj dhe komunitetin shqiptar, pasi një 46-vjeçar nga Kosova dyshohet se ka vrarë partneren e tij 36-vjeçare.
Viktima është identifikuar si Dila Ndoj, me origjinë nga Balldren, ndërsa lajmi ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët dhe të njohurit e saj.
Sipas informacioneve paraprake, familjarët e viktimës kanë udhëtuar drejt Malit të Zi që prej ditës së djeshme për të ndjekur procedurat ligjore dhe për tërhequr trupin e pajetë të 36-vjeçares.
Mësohet se ceremonia mortore pritet të zhvillohet në Balldren të Lezhës, ku familja do të hapë dyert e mortit për të afërmit dhe miqtë.
Pas krimit të rëndë, autori i dyshuar, Bashkim Gashi, dyshohet se i ka vënë flakën edhe banesës ku çifti jetonte në zonën e Kodrës në Ulqin.
Ai është arrestuar nga autoritetet malazeze pak pas ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj vrasjeje që ka tronditur opinionin publik.
“KORÇA BOOM”
















