Trump: SHBA do të bllokojë Hormuzin pas ambicieve bërthamore të Iranit
- 1 day ago
- 1 min read
Presidenti Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të nisin “bllokimin e çdo anijeje që tenton të hyjë ose të dalë nga Ngushtica e Hormuzit”.
Në një postim të gjatë në platformën Truth Social, ai tha se takimi ka shkuar mirë dhe kanë arritur dakordancë për shumicën e pikave. Trump potencoi se e vetmja pikë që kishte vërtet rëndësi për të cilën s’gjetën pajtueshmëri ishte ajo bërthamorja.
Trump shtoi se “në një moment” do të arrihet një marrëveshje për kalim të lirë, por sipas tij, Irani e ka penguar këtë duke pretenduar se “mund të ketë mina diku”, për të cilat vetëm ata kanë dijeni.
Ai theksoi gjithashtu se ka urdhëruar Marinën amerikane të ndalojë dhe kontrollojë çdo anije në ujërat ndërkombëtare që ka paguar tarifë ndaj Iranit, si dhe të nisë shkatërrimin e minave të vendosura në Ngushticë.
“Askush që paguan një tarifë të paligjshme nuk do të ketë kalim të sigurt në det të hapur. Bllokada do të nisë së shpejti”, u shpreh ai, duke paralajmëruar se çdo sulm ndaj forcave amerikane apo anijeve civile do të marrë përgjigje të ashpër.
“KORÇA BOOM”
















