top of page

Turistët zhytën në traditën e Boboshticës gjatë “Tregime Fshati”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 25
  • 1 min read

Në zemër të fshatit Boboshticë në Korçë u zhvillua aktiviteti “Tregime Fshati”, një fundjavë e veçantë që bashkoi traditën, shijen dhe mikpritjen karakteristike të zonës. Nga gatimet në saç deri te rakia e manit, gjithçka u përjetua me shumë dashuri edhe nga turistët.


Amvisat boboshtare ndanë sekretet e tyre të vjetra, duke treguar se si gatuhet lakrori me dy petë, një nga traditat më të hershme të kuzhinës vendase. Turistët nuk ishin vetëm spektatorë, por edhe pjesëmarrës aktivë; ata provuan gatimet dhe mësuan vetë si të përgatisin lakrorin me dy petë, duke shijuar një përvojë unike dhe autentike.


Në stendat e degustimit, rakia e manit, krenaria e Boboshticës, u servir në ngjyrën e saj jeshile karakteristike, duke rrëfyer historinë e mjeshtërve vendas që dinë ta përgatisin me kujdes dhe dashuri. Burrat e fshatit treguan me pasion procesin e përgatitjes së rakisë, duke nisur nga manat shumëvjeçare.


“Tregime Fshati” solli një fundjavë plot aromë dhe shije, një rikthim te rrënjët dhe një ftesë për të jetuar traditën në frymën e kohës moderne. Ky aktivitet jo vetëm promovoi kulturën lokale, por edhe krijoi një përvojë të paharrueshme për vizitorët, duke i lidhur ata më afër zakoneve dhe shijeve autentike të Boboshticës.

"KORÇA BOOM"

ree

bottom of page