top of page

Të shoqen ia përplasën me makinë dhe mbeti e paralizuar, efektivi akuzon ish-shefin që dhunoi kamarierin: Fshehu provat!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 30, 2025
  • 1 min read

Updated: Jul 31, 2025

Rexhep Llacaj, efektiv i vjetër i policisë rrugore në Vlorë, akuzon ish-shefin e qarkullimit rrugor në Vlorë, Ardian Isufi, i njohur në media për dhunën që ushtroi ndaj kamarierit 18-vjeçar në Vlorë, se ka ndikuar në fshehjen e provave të një aksidenti rrugor në vitin 2021, ku mbeti e plagosur rëndë bashkëshortja e tij.


Llacaj, me një karrierë 25-vjeçare në policinë rrugore të Vlorës, ka deklaruar se Ardian Isufi, i cili në atë kohë ishte OPGJ i ngjarjes, ndikoi në fshehjen e provave.


“Në datën 24 Janar të vitit 2021 bashkëshortja dhe tre fëmijët e mitur po kalonin rrugën dhe në atë moment vjen një automjet i cili e merr përpara bashkëshorten dhe traumatizon fëmijët. Bashkëshortja qëndroi në koma për një kohë të gjatë, ndërsa sot është e paralizuar dhe fëmijët janë traumatizuar.


Kur kam shkuar pas disa ditësh për të kërkuar pamjet nëpër biznese, mu tha se mos u mundo kot se ngjarjen e kanë fshehur, kanë ardhur efektivë të tjerë që kishin ardhur më përpara dhe fshirë”, thotë Llacaj News24.


Ai thotë se kur ishte vartës i Ardian Isufit, në kohën kur ishte shef i qarkullimit rrugor të qytetit të Vlorës, i kërkoi atij të zbardhej ngjarja e aksidentit të 2021, por më pas Isufi e ka larguar nga policia rrugore.


Llacaj i cili e akuzon Isufin si manipulator të ngjarjeve, i bën thirrje prokurorisë që të rihapë dosjen e bashkëshortes së tij dhe jo vetëm.


“KORÇA BOOM”


bottom of page