Të shtëna me a*më në Athinë, arrestohen tre shqiptarë pas ndjekjes nga policia
- May 27
- 1 min read
Një incident me armë zjarri ka tronditur pasditen e së mërkurës zonën e Patisia në Athens, ku një person mbeti i plagosur pas një sulmi në një dyqan telefonash celularë.
Sipas mediave greke, rreth orës 18:30 një person hyri në dyqanin që ndodhet në rrugën “Patision” dhe qëlloi me armë pronarin e biznesit, me origjinë pakistaneze, duke e plagosur në këmbë.
Pas të shtënave, autori u largua me një automjet tip BMW ngjyrë gri, ku e prisnin edhe tre persona të tjerë, të gjithë me origjinë shqiptare. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Policia greke organizoi një ndjekje të menjëhershme të automjetit, i cili u lokalizua më pas në rrugën “Tsounta”, pranë bulevardit “Kifissou”, në drejtim të Lamias.
Gjatë tentativës për t’u larguar, makina e të dyshuarve u përplas me disa automjete të tjera dhe më pas u ndal plotësisht.
Autoritetet kanë arrestuar tre persona me origjinë shqiptare në lidhje me ngjarjen, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit vijojnë.
“KORÇA BOOM”
















