top of page

Të shtëna me a*më zj*rri në mbrëmje, q*llohet drejt një automjeti në lëvizje

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Kurbin, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.


Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti që ishte në lëvizje, në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht.


Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale mbeten ende të paqarta.


Menjëherë pas ngjarjes, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore për identifikimin e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.


Pritet që në vijim të ketë më shumë detaje nga autoritetet lidhur me këtë ngjarje që ka tronditur zonën.

“KORÇA BOOM”


bottom of page