top of page

U bllokuan në liqen me kanoe/ Nxirren në breg turistët babë e bijë në Pogradec

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 21, 2025
  • 1 min read

Vetëm pak minuta më parë, në zonën e Tushemishtit, policia kufitare i ka ardhur në ndihmë dy turistëve hollandezë, babë e bijë, pasi kishin dalë në liqen me kanoe dhe kishin kërkuar ndihmën e policisë në momentin që i kanë parë.


Duket se turistët kanë patur probleme me lëvizjen e tyre në liqen, ndërsa mësohet se janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe po dërgohen drejt hotelit ku do të kalojnë disa ditë pushimi në Pogradec.


Policia kufitare vazhdon çdo ditë monitorimin në gjithë zonën e Pogradecit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të ndryshme që mund të ndodhin në ujërat e liqenit të Pogradecit./CNA

“KORÇA BOOM”


bottom of page