top of page

Korçë/ Mbërrin në Gjykatën e Korçës autori i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço në Pogradec

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 31, 2025
  • 1 min read

Nën masa të rrepta sigurie, Ilirjan Selmani është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë, ku pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.


Seanca gjyqësore është parashikuar të nisë në orën 12:00, ndërsa Selmani akuzohet si autor i vrasjes së ndodhur në qytetin e Pogradecit, që tronditi opinionin publik pak ditë më parë. Viktima, 52-vjeçarja Kozeta Tecco, u gjet pa shenja jete, ndërkohë që policia identifikoi dhe arrestoi menjëherë autorin e dyshuar.


Prokuroria pritet të kërkojë masën e sigurisë “arrest me burg” për të dyshuarin, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.


"KORÇA BOOM"


bottom of page