top of page

Vangjel Thomollari, një jetë në shërbim të njerëzve/ Gëzuar 80 vjetorin doktor!

  • 19 hours ago
  • 1 min read

Vangjel Thomollari, një jetë në shërbim të njerëzve. Gëzuar 80 vjetorin doktor.


Vangjel Thomollari lindi më 14 shkurt 1946, në Rehovë. Studimet për mjekësi i kreu në Tiranë dhe në vitin 1969 u rikthye në Ersekë, ku shërbeu si mjek deri në vitin 2019, duke i kushtuar plot 50 vite shëndetit të komunitetit.


Ai mbetet një nga mjekët biologë më të spikatur të Kolonjës dhe qarkut të Korçës. Emri i tij ishte sinonim i saktësisë dhe profesionalizmit, ndërsa si drejtues i Spitalit të Ersekës kontribuoi në rikonstruksionin dhe modernizimin e tij.


I respektuar gjerësisht për profesionalizmin dhe vlerat njerëzore, doktor Vangjeli ishte gjithashtu i apasionuar pas artit dhe sportit, gjithmonë pranë jetës kulturore të qytetit.


Vangjel Thomollari mbetet një nga figurat më të nderuara dhe një nga rrënjët e forta të Kolonjës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page