Vd*kja e 3-vjeçarit, policia jep detaje: I mituri ndodhej në banesë me nënën e tij kur ra nga ballkoni, ngjarja ndodhi…
- Apr 12
- 1 min read
Policia e Vlorës ka dhënë detaje nga incidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme në Vlorë, ku një i mitur 3 vjeç ra nga ballkoni i shtëpisë, në lagjen “Pavarësia 3”.
Policia thotë se në shtëpi ka qenë dhe nëna e viktimës.
Vlorë / Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Pavarësia 3”, një fëmijë 3 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës në pallatin ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Nga të dhënat paraprake rezulton se fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen K. H.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ BalkanWeb
“KORÇA BOOM”
















