top of page

Vr*sja e Kozeta Tecos/ Gjykata lë në burg Ilirjan Selmani, akuzuar për vrasjen në Pogradec

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 31, 2025
  • 1 min read

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për masën e sigurisë arrest në burg për Ilrjan Selman, I dyshuar si autor i vrasjes së Kozeta Teco, ngjarje kjo e ndodhur tre ditë më parë në qytetin e Pogradecit.


Në seancën e masës së sigurisë 31 vjeçari ka mohuar kategorikisht të jetë autori i vrasjes së 52 vjeçares madje ka mohuar kategorikisht faktin se ai ka bashkëjetuar me të.


Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe avokati i cili i ka kërkuar gjykatës të mos marrë masë sigurie për 31 vjeçarin pasi për asnjë moment prokuroria nuk arrin të provojë se Selman është autor i vrasjes.


Dy janë provat kryesore që prokuroria ka paraqitur për gjykatën e Korçës, njollat e gjakut që janë gjetur në një palë pantallona të gjetura në një kazan mbetjesh urbane që ndodhen fare pranë banesës së viktimës dhe pamjet filmike ky dallohet 31 vjeçari që hyn e del nga banesa.


“KORÇA BOOM”



bottom of page