Zgjedhje e papritur në Korçë: Kush merr drejtimin e një force politike historike?
Partia e Legalitetit ka njoftuar zgjedhjen e drejtuesit të ri të degës së saj në Korçë, ku në krye është emëruar Leonard Bejko.
Në një mesazh falënderimi pas zgjedhjes, Leonard Bejko u shpreh mirënjohës për besimin e dhënë nga strukturat drejtuese të partisë, duke theksuar angazhimin e tij për të përfaqësuar me përgjegjësi këtë forcë politike në nivel lokal.
“Një mirënjohje dhe falënderim i veçantë shkon për të gjithë ju, z. Shpëtim Axhami, për besimin dhe mbështetjen duke më zgjedhur si Kryetar të Partisë së Legalitetit në Korçë.
Ju garantoj se do të bëj më të mirën për ju, për ne dhe për të gjithë ata që besojnë në këtë forcë politike. Faleminderit për besimin dhe zgjedhjen”, u shpreh Bejko.
Zgjedhja e tij vjen si pjesë e riorganizimit të strukturave lokale të partisë, me synim forcimin e pranisë dhe aktivitetit politik në qytetin e Korçës.
“KORÇA BOOM”
















