Zh*uket papritmas një vajzë e mitur, letër e dyshimtë e gjetur në dhomë
- 4 days ago
- 1 min read
Një vajzë 14-vjeçare, nxënëse e shkollës “Qemal Mici” në Durrës, është larguar nga shtëpia mëngjesin e sotëm, duke alarmuar familjen dhe autoritetet.
Nëna e saj, B. Tusku, deklaron se vajza ka qenë në shtëpi deri në orën 5 të mëngjesit, ndërsa më pas, rreth orës 6:30, ka vërejtur se dhoma e saj ishte bosh. Në shtëpi u gjet edhe një letër ku e mitura shkruante: “Po largohem, mos më kërkoni”.
Të alarmuar, prindërit kanë nisur kërkimin për vajzën, ndërsa është konstatuar se ajo nuk është paraqitur në shkollë mëngjesin e sotëm.
Lidhur me këtë rast, është bërë denoncimi në polici. Prindërit apelojnë që kushdo që ka dijeni për vendndodhjen e saj të kontaktojë menjëherë autoritetet për të siguruar kthimin e sigurt të vajzës.
“KORÇA BOOM”
















