Zjarr i madh/ Përfshihet nga flakët një banesë
- 6 days ago
- 1 min read
Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në qendër të Elbasanit. Sipas raportimeve, ngjarja është regjistruar në zonën e njohur si “Kryqëzimi i 1 majit”.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të flakëve apo nëse ka persona të lënduar. Pritet një njoftim zyrtar nga policia për detaje të mëtejshme./ CNA
“KORÇA BOOM”
















