Zjarr i madh në pyllin e Leminotit në Maliq
- Korca Boom
- Jul 22, 2025
- 1 min read
Përfshihet nga zjarri edhe pylli i fshatit Leminot, pjesë e bashkisë së Maliqit.
Sipas informacioneve të siguruara deri më tani, zjarri ka disa minuta që ka rënë dhe po djeg një sipërfaqe pyjore. Në terren ndodhen forcat e zjarrfikëses së Maliqit, forca vullnetare me banorë të zonës, po ashtu edhe Bashkia e Policia e Shtetit.
Nuk dihet nëse është zjarrvënie e qëllimshme, pritet të mësohet në vijim pasi momentalisht po ndërhyhet për të izoluar zjarrin./ CNA
“KORÇA BOOM”



















