top of page

Zjarr në një banesë në fshatin Bulgarec

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 6
  • 1 min read

Në fshatin Bulgarec, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit O. T., 46 vjeç.


Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.


Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit në banesat përreth.


Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe vlerësimin e plotë të dëmeve të shkaktuara.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page