Zjarri në Dishnicë/ Rrezikohet të digjet zona malore e fshatit
- Korca Boom
- Jul 20, 2025
- 1 min read
Updated: Jul 21, 2025
Zjarri përfshin një sipërfaqe në malin e Moravës, pjesë e fshatit të Dishnicës.
Zjarri ka përfshirë fillimisht një sipërfaqe me shkurre, por në afërsi ndodhet pylli dhe ka depërtuar edhe brenda tij.
Sipas informacioneve, zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa policia ka shoqëruar një person në komisariat. Personi i shoqëruar dyshohet se e ka rast të përsëritur zjarrvënien, ndërsa mund të jetë me probleme të shëndetit mendor.
Forcat zjarrfikëse do të kthehen e më pas do të ndërhyjnë ditën e nesërme prej mëngjesit për të izoluar flakët e për të fikur zjarrin totalisht.
“KORÇA BOOM”





















