top of page

Zjarri përfshin magazinën e ushqimeve në Zëmblak/ Zjarrfikësit në luftë me flakët

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Një magazinë me rezerva ushqimore është përfshirë nga zjarri në fshatin Zëmblak, në Maliq.


Sipas të dhënave paraprake, flakët kanë përfshirë ambientin e magazinimit, ndërsa deri tani nuk raportohet rrezik për banesat përreth.


Në vendngjarje kanë mbërritur mjetet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.


Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen dhe pritet të përcaktohen pas verifikimeve nga autoritetet.

“KORÇA BOOM”


bottom of page