top of page

Çfarë po ndodh në Korçë? Tjetër i vd*kur. Një 60-vjeçar gjendet pa shenja jete në lagjen 6-të!

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Tjetër i moshuar në Korçë gjendet i pajetë në banesë, hetimet e nxjerin vdekjen nga shkaqe natyrale


Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Korçë.


Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur dje, në lagjen nr. 6, ku shtetasi me inicialet E. H. është konstatuar i pajetë brenda banesës.


Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 60-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërsa autoritetet po vijojnë procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave.


Ky rast shënon vazhdimësinë e një realiteti të hidhur në qytetin e Korçës ku rregjistrohen jo pak vdekje të moshuarish të vetmuar në banesat e tyre.

“KORÇA BOOM”


bottom of page